Lajme

Ramush Haradinaj ua siguron edhe transportin shqiptarëve që erdhën në Kosovë pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 08 December 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një konferencë të thirrur ka thënë që është rreth 1 mijë e 300 numri i familjeve që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë, pas tërmetit.

“Veprimet që kanë marrë institucionet e vendit , mbi 1300 familje janë të zhvendosura nga Shqipëria, e pjesa më e madhe në kampin në Prizren”, ka thënë Haradinaj.

E tash, Haradinaj duke falënderuar të gjithë ata që dhanë ndihmën për shtetasit e Shqipërisë, tha që tash duhet të sigurohet edhe transport i dinjitetshëm edhe tash që po kthehen.

-Advertisement-

“Pas periudhës së parë të ardhjes së të zhvendosurve e pas vështirësive të akomodimit, ku meritojnë falënderim të gjithëve që kanë tregu gatishmëri, që nuk jemi befasu, tash është etapa e re, e kthimit të atyre që kanë ardhë, ky kthim është vullnetar por edhe këtu kemi detyra e përgjegjësi të sigurojmë transport e proces të kthimit që garanton se ky kthim është në përputhje me dinjitetin e të zhvendosurve”.

Haradinaj, në këtë formë u ka bërë një thirrje të japin ndihmë edhe kryetarët e komunave, shkruan gazeta inFokus.

“Pasi ka të zhvendosur në komuna, ka qytetarë që dojnë me u kthy e hasin vështirësi të sigurimit të transportit, ata kanë provu me vendos me palë të ndryshme, unë kam vendos me ju shkru letër kryetarëve të komunës, me vu në dispozicion transport për kthim, nëse kanë vëhstirësi nëse nuk munden me siguri transportin, ne i japim përkrahje, edhe ndihmat e grumbulluara nesër do të barten me kamion të Ushtrisë së Kosovës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera