Lajme

Ramush Haradinaj u shpreh ngushëllime familjarëve dhe ekipit FC Trepça ’89: U prefsh në paqe, Erion

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 03 December 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi në një postim në “Facebook” për ndarjen nga jeta të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazit, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj u shpreh i pikëlluar thellë për lajmin e marrë dhe veç familjes ngushëllimet i adresoi edhe te kolegët e sportistët tjerë të klubit.

“I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi. Ngushëllime familjes Kajtazi, kolegëve sportistë, FC Trepça ’89, dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.  U prehsh në paqe, Erion!”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ndyrshe,  Erion Kajtazi futbollisti i FC Trepça ’89, ka ndërruar jetë mesditën e sotme pas një sulmi kardiak në moshën 17 vjeçare./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera