Lajme

“Ramush Haradinaj u njoftua 5 ditë më herët se do të vritet Oliver Ivanoviq”

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 22 May 2020

Më 16 janar të vitit 2018, në Mitrovicën e Veriut, u vra politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Kjo nxiti reagime të mëdha në rafshin vendor e ndërkombëtar, shkruan gazeta inFokus.

E Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, po thotë që paraprakisht kishte informacion që Ivanoviq do të vritet.

-Advertisement-

Madje, në Kontra me Halil Berishën, debat i gazetës inFokus, ku ishte përballë Fatmir Shehollit, tha që për vrasjen e Invanoviq, e njoftoi asokohe kryeministrin Ramush Haradinaj, pesë ditë më herët.

“Qindra informacione që i kemi pas përfshi edhe vrasjen e Oliver Ivanoviq, ia kemi dërgu 5 ditë paraprakisht kryeministrit, pesë ditë para vrasjes, ja kemi dërgu informacionin Ramush Haradinajt, për një rast që do të ndodhë, ka qenë diçka tjetër që ata nuk kanë mujt me e mbrojt”, ka thënë Elezi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera