Lajme

Ramush Haradinaj tregon nëse u takua me Isa Mustafën për koalicion me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 22 January 2020

U raportua se Kryeminsitri në detyrë i Kosovës e lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

Një gjë e tillë për të folur mundësitë për të arritur një koalicion qeverisës, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pas situatës kur VV me LDK-në qe më shumë se 100 ditë që kanë përfunduar zgjedhjet nuk po mund të bëjnë koalicionin e të formojnë Qeverinë.

-Advertisement-

E pas mbledhjes që pati ekzekutivi, Ramush Haradinaj doli para gazetarëve ku u pyet për këtë punë.

Haradinaj mohoi të jetë takuar me Mustafën, por thotë që nuk do të refuzonte takim me asnjërin prej liderëve kosovarë, shkruan gazeta inFokus.

“Të tham të drejtën kurrë nuk kam qenë në shtëpi të tij në Prapashticë, kam qenë këtu në shtëpinë e vjetër, po jo, nuk jemi taku, është avancim i mediave tona, më duket janë bë shumë portale e po qesin shumë lajme tani edhe mediat serioze po bijnë pre e tyre, edhe me më thirre mandatari Kurti në një formë kredibile, qoftë edh epa ftesë për bashkëqeverisje nuk kisha refuzu ndonjë ftesë, në kohën e tashme e vlerësojmë gati të pamundshme vendosjen e një komunikimi kredibil, se për tema të tilla komunikimi është ndryshe, një kafe me Mustafën nuk e refuzoj, ka kohë që kem ivendos standard që edhe mos me u pajtu nuk i refuzojmë takimet”, tha Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera