Ramush Haradinaj thotë se ka “formula” për ta rrëzuar Qeverinë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 28 January 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta rrëzojnë Qeverinë Kurti. Megjithëse, opozita nuk i ka numrat në Kuvend, ai thekson se do të gjenden të gjitha formulat për të dërguar në shtëpi kryeministrin Albin Kurti. Madje i bënë thirrje edhe deputetëve të pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje që duhet të vlerësojnë se a ia vlen të vazhdohet me këtë qeverisje.
Haradinaj, rrëzimin e Qeverisë Kurti, e përmend duke folur për Ligjin për paga për të cilin ende nuk dihet sa është vlera e koeficientit.
Ai thotë se ekziston mundësia që pavarësisht vlerës së koeficientit mos të dërgohet ligji në Gjykatën Kushtetuese, por të rrëzohet qeveria dhe pastaj në mbledhjen e parë të qeverisë së re të rriten pagat për 20% për sektorin publik.
“Ekziston edhe një mundësi që mos të apelohet ky ligj fare por të rrëzohet kjo qeveri dhe të rriten pagat. Pagat duhet të rriten në bazë të këtij ligji, por pastaj vetëm i prek ato i rritë, p.sh. 20% dhe të gjithë rriten në mënyrë lineare. Ekziston një mundësi që me lënë ligjin, pasi krijon evidencë, status të caktuar ligjor. Pastaj si bie qeveria në takimin e parë 40 për qind rriten pagat në gjithë sektorët. Ndryshe po vonohem, por prapë duhet me pru ligj kur të vijmë ndonjëherë. Me thënë të drejtën unë nuk e kisha dërgu këtë ligj në gjykatë, e kisha lënë të fillon, por e kisha çu në shtëpi Kurtin. Kur njerëzit gjitha punët i kryejnë, gjenden gjitha formulat me dërgu këtë njeri në shtëpi, pasi shkatërrojnë njerëzit, qytetarët dhe të gjithë. Besoj se edhe deputetët e LVV-së duhet të vlerësojnë a ia vlen me vazhdu kështu. Ata me siguri kanë pasur një ideal që janë organizuar në këtë organizim politik. Cili ideal i tyre po realizohet për qytetetarët e Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, vetëm mbajtja sekret e koeficientit të Ligjit për paga tregon mendësinë e kryeministrit Kurti dhe ofendimin e tij karshi qytetarëve.
“Pse duhet të mbajë Kurti sekret koeficientin? Nuk është i Kurtit ai koeficient, por i njerëzve që i shërbejnë këtij shteti. Pse baba Kurti duhet të mbajë koeficientin sekret? A e dini çfarë ofendimi është kjo për një popull të tërë që punojnë këtu, dihet se koeficienti ka ndikim edhe sektor privat. Pse ky zotëria sillet kështu me popull të vetë…. Koeficienti nuk guxon me qenë nën 130 euro, me kalkulu me inflacion dhe të gjitha duhet të jetë 140, por nëse bie një euro nën 130 euro është problem”, thotë Haradinaj./kp
Të tjera
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...
-
Tik Tok fillon me ndalesa, ja çfarë s’mund të publikoni nga tani
TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa ko...
-
Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...