Lajme

Ramush Haradinaj sqaron çështjen e nënshtetësisë shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 11 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka sqaruar çështjen e pajisjes me pasaportë shqiptare.

Në fakt ishte Bujar Nishani ai që i kishte ofruar Haradinajt pasaportën shqiptare me dekret të veçantë, e të cilën sot e ka marrë pas respektimit të periudhës së aplikimit.

“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortës sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë” shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera