PDK-AAK-NISMA

Ramush Haradinaj: Prioritet e kemi krijimin e vendeve të reja të punës!

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 28 May 2017

Kryetari i AAK dhe i nominuari i PAN për Kryeministër të Kosovës Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar që në Qeverinë e tij prioritet do të jetë krijimi i vendeve të punës.

Haradinaj ka thënë se “Ekonomia jonë ka ngecur, ka munguar vendimmarrja” dhe “si kryeministër do të punojë që bizneset tona të rriten dhe të hapin vende pune, do ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të krijuar vende pune”.

Në vijim postimi i Haradinajt:

-Advertisement-

Prioritet e kemi krijimin e vendeve të reja të punës!

Sot po e dëshmojmë edhe në kompaninë “Pestova” e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e patates dhe produkteve të saj në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, se fokusimi ynë është tek puna dhe vendet e reja te punës.

Ekonomia jonë ka ngecur, ka munguar vendimmarrja. Prioritetet tona janë të qarta. Si kryeministër do të punojë që bizneset tona të rriten dhe të hapin vende pune, do ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të krijuar vende pune, do t’i fuqizojmë të rinjtë dhe gratë për të marrë pjesë në ekonominë tonë plotësisht, dhe për të krijuar vende pune.

Pra, qëllimi ynë prioritar është dhe mbetet krijimi i vendeve të reja të punës. Do të jemi gjithmonë afër qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.

#KohapërFillimineRi

RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera