Lajme

Ramush Haradinaj ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e nënës

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 07 January 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe familjen e tij për vdekjen e nënës.

Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e nënës së Veselit, teksa ka shkruar se jeta e saj ka qenë plot sfida.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera