Ramush Haradinaj, kryeministri me pagën me te lartë ne rajon
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 13 June 2018
Nëse jo me tjera gjëra kryeministri i Kosovës lë shumë mbrapa homologët e tij me pagë.
Haradinaj për punën që bën paguhet dy deri tre fish më shumë se kryeministrat e vendeve fqinje, shkruan GazetaFokus.
I pari i Qeverisë së Kosovës merr çdo muaj nga 2.950 euro, derisa ai i Shqipërisë merr përgjysmë më pak, vetëm 1.700 euro.
Edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev paguhet dukshëm më pak se Haradinaj, paga mujore e tij është 1.300 euro. Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic merr pagë prej 1.130 euro ndërsa ajo e Serbisë, Ana Brnabic paguhet 1 mijë euro.
“I pakënaqur” me pagën prej 1500 euro, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vetëm tre muaj mas marrjes e kësaj pozitë e dyfishoj atë.
E në ‘krah’ të tij u shpërblyen edhe pesë zëvendëskryeministra, ministrat e zëvendësministrat që janë rreth 70, shkruan GazetaFokus.
Me këtë vendim Haradianj ia kalonte me pagë është presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit. I pari paguhet 2 mijë e 663 euro, kurse Veseli 2 mijë e 753 euro.
E gjendja jo e mirë ekonomike ne vend ngjalli reagime të shumta por edhe këtë herë Haradianj kishte një arsyetim.
Ai tha se rritjen e pagës e bëri për furnizim dhe veshmbathje.
“Rritjen e pagës time e kam bërë për integritetin e profesionit. Nuk dua të shoh integritetin e cenuar. Nuk është në pyetje parja, por porosia, S’mund të dal dosido, obligohem për një kravatë, një këmishë…”,ka thënë ai.
Por këto nuk ishin reagimet e vetme, edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës reaguan. Madje Albuelna Haxhiu dhe 30 të tjerë e dërguan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.
E kjo e fundit tha se vendimi për ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e Haradinajt, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./GazetaFokus.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...