Lajme

Ramush Haradinaj kërkon dyfishim të pagave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 14 October 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marr vendim për të dyfishuar pagat në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, të gjitha produktet elementare për jetë në Kosovë janë shtrenjtuar dhe qytetarët nuk mund të përballojnë shpenzimet me të ardhurat që kanë aktualisht.
Prandaj, Haradinaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’i dyfishoj pagat e jo te bëjë zgjidhje të përkohshme përmes pakove sociale te cilat nuk janë të vazhdueshme.

“Kurti nuk ka asnjë pengesë për ti kryer punët si duhet, Ai në vend qe t’i dyfishon pagat me ligjin e pagave i cili është i paraparë, Ai po i bën disa zgjidhje te përkohshme 3-6 mujore përmes pakove sociale te cilat ia ndal prapë dhe që nuk janë burim i vazhdueshëm”, tha Haradinaj në emisionin Kontekst në ATV.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se këtë do ta përkrahin edhe me votë në Kuvendin e Kosovës.

“Ai e ka ligjin për paga, ne do ta përkrahim në amendamente sepse ka buxhet dhe mundet me zbatuar ligjin e rritjes se pagave sidomos në këtë kohe kur po shtrenjtohen çmimet e produkteve elementare si buka, vaji, sheqeri etj. Kurti duhet t’i rritë pagat me 10% ose 20% menjëherë dhe për shkak te rritjes se çmimeve të këtyre produkteve duhet të shkojn në dyfishim të pagave që të mund me mbietu ky popull”, është shprehur Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera