Lajme

Ramush Haradinaj e akuzon Albin Kurtin: Policët janë bërë si të ishin robër lufte

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 28 September 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në kohën kur ai ishte kryeministër askush s’ka mundur të bllokojë rrugët.

“Reciprociteti për targa është pjesë e marrëveshjeve të hershme. Prezenca jonë atje pas implementimit është gjysmake, besa edhe e turpshme, sepse po ofendohen policët tonë. Kosova është në të drejtën e vet”.

“Unë nuk dua të jem pjesë e teatrit që po ndodh. Kurti nuk ka treguar seriozitet. Policia po ec në këmbë mes kamionëve të bllokadës dhe po ofendohet. Policët janë bërë si të ishin robër lufte. Planin operativ më të mirë do e bënte policia, të njëjtit që më herët i çbllokonin të njëjtat rrugë”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se aksioni në veri është bërë pa koordinim me aleatët “tonë të besueshëm të sigurisë”.

“Shikoni videot se si janë trajtuar ata që kanë bllokuar rrugët në kohën time dhe si është trajtuar një rus me makinë me targa të UNMIK-ut që prente lisa e tentonte të bllokonte rrugën. Hyrja e KFOR-it në ndërmjetësim të çlirojë policët tonë është shenjë e keqe dhe është kthim i elementeve të Rezolutës 1244”.

“Implementimi s’ka dalë operacionalisht i suksesshëm. Nëse e merr qeverisjen e Ramush Haradinajt, s’ka pasë bllokada në rrugë. S’kanë guxuar t’i qesin. Iu ka dështuar çdo tentativë për të na bllokuar dhe në fund ka dalë rusi në rrugë. Veç ka qenë një dallim, s’ia kemi falë minutin.

Haradinaj në T7 foli edhe për takimin e planifikuar me kryeministrin Kurti, por që s’u realizua.

“Ftesa për takim ka ardhur për ora 10:00, por unë kam pasur takim të paracaktuar me mjekë shqiptaro-amerikanë. I kam treguar kryeministrit që ose të bëjmë më herët takimin ose pasi të kthehem nga takimi dhe zyrat tona janë dakorduar për takim në ora 9:00. Kam shkuar në kohën e caktuar. Protokolli i kryeministrit më kanë pritur, janë sjellë mirë. Në vend të takimit më kanë lutur për kafe në korridor, por e kam refuzuar e në ora 9:01 jam larguar”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Gazeta Infokus.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera