Lajme

Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 20 April 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Vetëm shtëpitë të cilat i ka deklaruar Haradinaj në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, kapin vlerën e mbi 1.2 milion eurove, shkruan Gazeta Infokus.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Haradinaj ka deklaruar gjithsej katër shtëpi, njëra në vlerë 300 mijë euro, një tjetër në vlerë 270 mijë euro, një 340 mijë euro, e një tjetër 202 mijë euro. Ai ka bërë të ditur se është pronar edhe i një vile 450 metra katrorë, së cilës vlerën ia ka vënë 120 mijë euro.

-Advertisement-

 

 

Haradinaj poashtu ka bërë të ditur se i posedon 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k”.

Ish-kryeministri i Kosovës ka treguar gjithashtu se është në kredi 180 mijë euro. /Gazeta Infokus

Këtu mund ta shihni pasurinë e plotë të Ramush Haradinaj:

https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Ramush-Haradinaj.pdf

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera