Lajme

Ramush Haradinaj befason me deklaratën e re për Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 23 December 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21, ka thënë se duhet respektuar mendimet e deputetëve të Parlamentit si kudo tjetër në botën demokratike.

“Duhet gjetur zgjidhjen më të mirë për çështje të ndryshme, e të cilat nuk do ta dëmtonin as Kosovën e as marrëdhëniet shumë mira që i kemi me miqët tanë perëndimor.

Sa i përket Gjykatës Speciale personalisht mendoj se selia e saj ka qenë dashur të ishte në Kosovë e jo jasht vendit, sepse kështu mund të ketë mundësi të raportohet gjithqysh nga ato që ndodhin në atë gjykatë” tha Haradinaj.
Ndërsa sa i përket marrëdhënieve tona me BE ua them se nuk e ndjejmë veten mirë kur në Bruksel Kosova nuk përfaqësohet si duhet, si shtet sovran, me flamur e tjera që do të na bënin të ndjehemi të barabartë me të tjerët” deklaroi kryeministri Haradinaj në intervistë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera