Lajme

Ramush Haradinaj: 23 vite më parë Gjakova përjetoi tmerrin e barbarisë serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 02 April 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se 23 vjet më parë Gjakova ka përjetuar tmerrin e barbarisë serbe, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë postim Haradinaj ka kujtuar familjet që u shuan 23 vite më parë.

“Sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona. Kujtojmë me dhembje jetët dhe familjet që u shuan, Vejsa, Hoxha, Caka, Gashi, Nuqi, Cana, Guci, Kurti, Kavaja, Gërçari, Dylatahu, Qarkaxhiu, Bërdoniqi, Tetrica, Haxhia dhe Demjaha”, ka shkruar i pari i AAK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Postimi:

Njëzetetre vjet më parë Gjakova përjetoi tmerrin e barbarisë serbe.

Sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona. Kujtojmë me dhembje jetët dhe familjet që u shuan, Vejsa, Hoxha, Caka, Gashi, Nuqi, Cana, Guci, Kurti, Kavaja, Gërçari, Dylatahu, Qarkaxhiu, Bërdoniqi, Tetrica, Haxhia dhe Demjaha.

Barbarët nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë. Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera