Ramos përfshihet në grumbullimin e PSG kundër Manchester Cityt
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 23 November 2021
Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos është përfshirë në grumbullimin e lojtarëve të Paris Saint-Germain për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Që prej transferimit të tij te gjigandi francez, Ramos ende nuk është përfshirë në skuadrën e PSG-së për shkak se vuante nga një lëndim në muskul, përcjell KosovaPress.
Së fundmi, ka pasur edhe spekulime mbi të ardhmen e mbrojtësit spanjoll, ku thuhej se PSG është e gatshme që ta shes Ramosin për shkak të lëndimit të tij dhe kohës së gjatë që iu nevojit për tu rikuperuar.
Kurse sot, Paris Saint-Germain e ka konfirmuar që Sergio Ramos është i përfshirë në grumbullimin e lojtarëve, dhe do të udhëtojë me skuadrën drejt Manchester Cityt.
Nesër, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad” skuadra angleze Manchester City pret në shtëpi Paris Saint-Germain, ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të tjera
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...