Sport

“Ramos më i dobët se unë, ndërsa Varane më i miri në botë”

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 01 November 2018

Dejan Lovren ka bërë një deklaratë tejet interesante.

Dejan Lovren ka dhënë një intervistë për ‘Copa90’, ku ka thënë se ai është mbrojtës më i mirë se Sergio Ramos.

Mbrojtësi kroat ka shtuar se spanjolli bën më shumë gabime se sa ai, mirëpo atë gjë askush nuk e vëren.

-Advertisement-

“Ai (Sergio Ramos) bën më shumë gabime se sa unë, mirëpo në fund të gjithë më shikojnë mua”, ka thënë Lovren.

“Kur ai bënë gabime, fiton 5-0 ose 5-1 dhe askush nuk merret me të, ndërsa unë fitoj 1-0, të gjithë vërsulen ndaj meje.

“Unë mendoj se Varane është mbrojtës më i mirë se ai, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror, mirëpo në fund Ramos u zgjedh më i miri”, ka shtuar më tej kroati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera