Ramiz Lladrovci: PDK, 24 vjet nga themelimi, më shumë se kurrë i duhet Kosovës!
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 10 October 2023
Me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se “në këtë përvjetor, më shumë se kurrë, misioni dhe vizioni i PDK-së i duhet Kosovës, për të përshpejtuar e mirëmbajtur proceset integruese, për të fuqizuar sigurinë dhe aleancat historike, për të rritur mirëqenien, ndaljen e shpërnguljes së të rinjve tanë dhe perspektivën për qytetarët tanë”.
“Shpreh falënderim për të gjithë kontribuesit e PDK-së ndër vite e dekada dhe përgëzoj anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët me rastin e 24 vjetorit të themelimit të PDK-së, kësaj force e energjie të pashterrshme në dobi të kombit, Kosovës dhe qytetarëve të saj, për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit tonë brenda vlerave euro-atlantike”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova!
Këto fjalë sa të vërteta, aq përmbajtjesore, dëshmojnë më së miri energjinë e jashtazakonshme të një partie të themeluar pas mbarimit të luftës tonë çlirimtare, nga drejtuesit dhe anëtarët e Drejtorisë politike të UÇK-së, ish drejtues e ushtarë të UÇK-së, atdhetarë e kontribues për liri, qytetarë nga të gjitha shtresat dhe anët e Kosovës.
Kisha fatin, të jem në Këshillin nismëtar dhe Kryesinë e Këshillit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të vijuar me organizim politik amanetin e gjeneratave, më të dashurve tanë, të prijësve tanë, të idealeve më sublime, për formimin dhe fuqizimin e shtetit tonë.
PDK u themelua kur më së shumti i duhej Kosovës, demokracisë e pluralizmit, duke mos harruar kurrë, heronjtë, dëshmorët, martirët, varrezat masive, të pagjeturit tanë dhe plagët e rënda që na shkaktoi lufta çlirimtare.
Ecja ballhapur e PDK-së, është ecje e historisë tonë të re, duke i kontribuar shtetformimit e shtetndërtimit si asnjë parti tjetër, duke lëvizur përpara procese, aleanca dhe vendime të rëndësishme për historinë tonë të re, për Republikën e Kosovës.
Në këtë shënim të përvjetorit, me neve fizikisht nuk janë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri, por, kontributi i tyre, për çlirimin e vendit, shtetformimin e shtetndërtimin, mbetet historik.
Në këtë përvjetor, më shumë se kurrë, misioni dhe vizioni i PDK-së i duhet Kosovës, për të përshpejtuar e mirëmbajtur proceset integruese, për të fuqizuar sigurinë dhe aleancat historike, për të rritur mirëqenien, ndaljen e shpërnguljes së të rinjve tanë dhe perspektivën për qytetarët tanë.
Shpreh falënderim për të gjithë kontribuesit e PDK-së ndër vite e dekada dhe përgëzoj anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët me rastin e 24 vjetorit të themelimit të PDK-së, kësaj force e energjie të pashterrshme në dobi të kombit, Kosovës dhe qytetarëve të saj, për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit tonë brenda vlerave euro-atlantike.
Gëzuar, gëzuar, gëzuar!
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...