Ramiz Lladrovci jep detaje për vërshimit në Drenas

Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 13 June 2023
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për gjendjen në Drenas pas reshjeve të mëdha të shiut. Ai tha se shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në fshatrat Zabel i Ulët, Komoran, Krajkovë dhe disa lagje tjera.
“Zabeli i ulët ka përjetuar furtunë breshëri e shiu, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpi, ekonomi familjare, objekte përcjellëse, dëmtim i rrugëve fushore, bunarët dhe puset që shërbenin për furnizim me ujë dhe në veçanti ka pësuar dëme bujqësia dhe të mbjellat”, tha ai.
Lladrovci dje bëri të ditur se ndaj situatës së krijuar ka reaguar Departamenti i emergjencave dhe shërbimeve publike, mirëpo shton se gjendja ka qenë e rëndë.
“Ndaj kësaj situate ka reaguar menjëherë Departamenti i emergjencave dhe shërbimeve publike dhe drejtori Gruda, të cilët ishin menjëherë në terren për të zhbllokuar gjendjen, për të ndihmuar qytetarët dhe hapur kanalet e ujërave, pusetave dhe pengesave tjera për vërshimet nga shiu i madh dhe breshri. Nuk kishte rrugë të bllokuara, megjithatë, gjendja ishte e rëndë”, deklaroi Lladrovci.
“Shumë nga të mbjellat janë shkatërruar plotësisht në Zabel të ulët, Komoran, Krajkovë e ndonjë lagje tjetër”, tha Lladrovci dje për Express.
I pari i Drenasit, njoftoi se të dielën i ka ofruar ndihmë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mirëpo bën të ditur se nuk ka kërkesa prej banorëve për evakuim.
“Mbrëmë, ka ofruar ndihmë Ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj, si përkrahje logjistike dhe personelin tjetër, por nuk kishte nevojë as nuk kishte nevojë për evakuim të banorëve, megjithëse kishte shumë vullnetarë që kanë pyetur nëse ka një nevojë të tillë. I menjëhershëm ishte edhe solidariteti qytetar, por, nuk kishte nevojë. Falënderoj ministrin Mehaj, zyrtarët e komunës për veprimin e shpejtë dhe qytetarët për bashkëpunim, por deri më tani nuk ka kërkesa për evakuim”, u shpreh ai.

Të tjera
-
Qeveria Kurti përzuri kompaninë amerikane, i shkaktoi Kosovës 21 milionë euro dëm dhe tani i kthehet “Kosovës A”
Pas anulimit të projektit për ndërtimin e termocentralit të ri dhe humbjes në...
-
Afati për deklarim të pasurisë drejt fundit
Gjatë ditë së sotme, uebfaqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka ...
-
Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi...
-
Haxhiu thirrje që Prokuroria të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së LDK-së
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të vepr...
-
“Bisedat e brendshme të LDK-së”- Bajqinovci kërkon hetim për votat jashtë dhe brenda vendit
Mefail Bajqinovci i VV’së ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme ...
-
Në vend të 40 km/h voziti 92 km/h, dënohet në Ferizaj 19 vjeçari
Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë nega...
-
Përplasje virtuale mes Shalës dhe Gashit, për votat e diasporës, pjesë e grupit në “Viber” edhe Abdixhiku
Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga ...
-
Kurti takohet me Kretschmann, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja ...
-
Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroa...
-
Kamberi i çon letër Vuçiqit: Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në konsultimet për krijimin e qeverisë së re
Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se shqipta...
-
Nga mesi i Prillit regjim i ri kufitar Kosovë – RMV, ambasada në Shkup jep detaje
Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republi...
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e...