Rozë

Ramiz Lladrovci: “Jam ma i mençem sa sa më kujtoni, e se sa dukem”

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 09 January 2020

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë ka mbajtur një mbledhje me drejtorët e asambleistët e kësaj komune.

Temë kyçe çka nxiti edhe debate e përplasje ishte kryesisht zhvillimi ekonomik, shkruan “Kosovarja”.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahu po prezantonte Strategjinë e re të Zhvillimit Ekonomik në mbledhjen e Kuvendit, e gjatë prezantimit ajo u kundërshtua nga asambleistët, por që në mbrojtje kishte çdo herë kryetarin Ramiz Lladrovci.

-Advertisement-

E meqë situata ‘nxehej’me pyetje e përgjigje ironizuese, kryetari i Drenasit nuk e la pa rrëshqitur me fjalë të pazakonshme siç ndodh shpesh tek ai.

Gjersa debatonte e kthente përgjigje duke folur për shkeljet ligjore, ai iu drejtua asambleistëve se nuk është edhe aq i padijshëm siç e mendojnë.

“Jam më i mençem se sa më kujtoni, e se sa dukem”, thotë Lladrovci në mbledhjen e mbajtur para disa ditësh.
Rikujtojmë, se Lladroci jo rrallë herë është bërë edhe element i humoreve në rrjetet sociale.

Sidomos, pas përdorimit të frazës, “O Adriatik, forca bën fuqinë” e cila u shndërrua ‘hit’ në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera