Pas deklaratës së futbollistit të Genkut, Edon Zhegrova, se nuk e ka ftuar asnjëherë Kosova, ka reaguar përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili ka thënë se personat përgjegjës në Federatën e futbollit të Kosovës, e kanë kontaktuar babain e Zhegrovës, për ta ftuar 18 vjeçarin që të vesh fanellën e vendit të tij të lindjes, por nuk kanë marr përgjigje pozitive.
Krasniqi ka treguar se futbollisti i Genkut, do të ishte një motiv i madhe edhe për lojtarët tjerë si dhe e ka zbuluar dëshirën që ka ish – lojtari i Flamurtarit dhe Prishtinës.