Ramiz Krasniqi flet pas humbjes nga Portugalia
Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 22 March 2018
Nuk do mend se përballja me një Kombëtare siç është Portugalia, futbollistët e secilës luajnë së bashku me vite prej grup-moshës U-15, nuk ishte aspak e lehtë për Kombëtaren U-19 të Kosovës, e cila veç sa ka nisur hapat e parë drejt rrugës së arenës ndërkombëtare, shkruan infokusi.
Prandaj humbja në ndeshjen e parë të rrethit elitë (0:5) duhet kuptuar si diçka e pritur. Kishte një mbizotërim të lojës nga ana e portugezëve, por as djemtë e Kombëtares tonë nuk u treguan indiferent, por papërvoja e duhur e bëri të veten. Goli i shënuar qysh në minutën e 5-të nga ana e Portugalisë sikur i hutoi futbollistët tanë, të cilët shpejt pësuan edhe golin e dytë në minutën e 10-të.
Por në vazhdim u konsiliduan dhe arritën të ngjeshin radhët e tyre dhe pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi për portugezët. Në pjesën e dytë Kombëtarja e jonë ishte mjaft e mirë dhe organizoi shumë aksione të mira, edhe pse pësuan gol në minutën e 52-të. Ndërsa seriozisht portën e Portugalisë e rrezikoi kapiteni Leutrim Kryeziu në minutën 62-të me kokë sa nuk e mposhti portierin mikpritës i cili me mund të madh sa që pësoi edhe lëndim nga kjo pritje. Ajo që është e dhembshme pranimi i dy golave në minutat shtesë të ndeshjes, nga mos përqendrimi i mjaftueshëm i futbollistëve tanë. Ndeshjen e radhës Kombëtarja U-19 e zhvillon të shtunën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës. Pas ndeshjes deklaruan:
Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vet fakti që luajtëm me një Kombëtare shumë të fortë. Forca e tyre është pa edhe në fushë, një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe menjë përgatitje fizike fenomenale. Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lavdata.
Ndeshja nuk shkoi mirë, por edhe rezultati jo i mirë. Por duhet të dimë se jemi Kombëtare e re dhe veç sa kemi filluar, por unë shpresojë dhe besojë se dal nga dalë edhe ne do të arrijë synimet tona.
Ishte një ndeshje e vështirë. Kishim një lloj treme në fillim dhe morëm shpejt dy gola e pastaj edhe tjerat. Por ne tash duhet të mendojmë për ndeshjet tjera që të arrijmë sukses.
Në minutat e parë nuk ishim të përqendruar dhe pranuam dy gola shumë shpejt dhe kishim një kundërshtar të fortë. Tash ne duhet të orientohemi në dy ndeshjet jera dhe të japim maksimumin,
Portugalia U-19 – Kosova U-19 5:0 (2:0)
Stadiumi: Estadio de Bessa(Boavista) Porto.
Shikues: Disa qindra
Gjyqtarë: A. Papaetrou, V. Kampouris, B. Pages e J. Brisard.
Shënues: Correia( 5), Gomes(10) Filipe(52), Fernandes(90+2) e Dju (90+5) për Por.
K.V.Beka, Pajazti, e Kqiku të Kos.
Portugalia U-19: Costa, Queiros, Leite, Vinagre, Florentino,Filipe(Dju), Gomes(P.Coreia), Quina, T. Correia, Francisco e Santos(Fernandes).
Kosova U-19:Gashi, Celina, Li. Kastrati, Beka, Pajaziti(Balaj), Kryeziu, Limani,Lir. Kastrati(Sinani), Namani(Dakaj), Kqiku e Reçica.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...








































