Sport

Ramiz Krasniqi flet pas humbjes nga Portugalia

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 22 March 2018

Nuk do mend se përballja me një Kombëtare siç është Portugalia, futbollistët e secilës luajnë së bashku me vite prej grup-moshës U-15, nuk ishte aspak e lehtë për Kombëtaren U-19 të Kosovës, e cila veç sa ka nisur hapat e parë drejt rrugës së arenës ndërkombëtare, shkruan infokusi.

Prandaj humbja në ndeshjen e parë të rrethit elitë (0:5) duhet kuptuar si diçka e pritur. Kishte një mbizotërim të lojës nga ana e portugezëve, por as djemtë e Kombëtares tonë nuk u treguan indiferent, por papërvoja e duhur e bëri të veten. Goli i shënuar qysh në minutën e 5-të nga ana e Portugalisë sikur i hutoi futbollistët tanë, të cilët shpejt pësuan edhe golin e dytë në minutën e 10-të.

Por në vazhdim u konsiliduan dhe arritën të ngjeshin radhët e tyre dhe pjesa e parë u përmbyllë me dy gola epërsi për portugezët. Në pjesën e dytë Kombëtarja e jonë ishte mjaft e mirë dhe organizoi shumë aksione të mira, edhe pse pësuan gol në minutën e 52-të. Ndërsa seriozisht portën e Portugalisë e rrezikoi kapiteni Leutrim Kryeziu në minutën 62-të me kokë sa nuk e mposhti portierin mikpritës i cili me mund të madh sa që pësoi edhe lëndim nga kjo pritje. Ajo që është e dhembshme pranimi i dy golave në minutat shtesë të ndeshjes, nga mos përqendrimi i mjaftueshëm i futbollistëve tanë. Ndeshjen e radhës Kombëtarja U-19 e zhvillon të shtunën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës. Pas ndeshjes deklaruan:

-Advertisement-

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe vet fakti që luajtëm me një Kombëtare shumë të fortë. Forca e tyre është pa edhe në fushë, një skuadër mjaft mirë e komponuar mirë me shumë futbollistë cilësor dhe menjë përgatitje fizike fenomenale.  Një skuadër që e di në çdo moment çka do. Jemi munduar të bëjmë atë që kemi pasur mundësi, por një skuadër e këtij rangu meriton lavdata.

 

 

Lirim Kastrati, futbollist

Ndeshja nuk shkoi mirë, por edhe rezultati jo i mirë. Por duhet të dimë se jemi Kombëtare e re dhe veç sa kemi filluar, por unë shpresojë dhe besojë se dal nga dalë edhe ne do të arrijë  synimet tona.

 

 

Edison Kqiku, futbollist

Ishte një ndeshje e vështirë. Kishim një lloj treme në fillim dhe morëm shpejt dy gola e pastaj edhe tjerat. Por ne tash duhet të mendojmë për ndeshjet tjera që të arrijmë sukses.

 

 

Artrim Pajaziti, futbollist

Në minutat e parë nuk ishim të përqendruar dhe pranuam dy  gola shumë shpejt dhe kishim një kundërshtar të fortë. Tash ne duhet të orientohemi në dy ndeshjet jera dhe të japim maksimumin,

 

 

Portugalia U-19 – Kosova U-19  5:0  (2:0)

Stadiumi: Estadio de Bessa(Boavista) Porto.

Shikues: Disa qindra

Gjyqtarë: A. Papaetrou, V. Kampouris, B. Pages e J. Brisard.

Shënues:  Correia( 5), Gomes(10) Filipe(52), Fernandes(90+2) e Dju (90+5)  për Por.

K.V.Beka, Pajazti, e Kqiku të Kos.

 Portugalia U-19: Costa, Queiros, Leite, Vinagre, Florentino,Filipe(Dju), Gomes(P.Coreia), Quina, T. Correia, Francisco e Santos(Fernandes).

Kosova U-19:Gashi, Celina, Li. Kastrati, Beka, Pajaziti(Balaj), Kryeziu, Limani,Lir. Kastrati(Sinani), Namani(Dakaj), Kqiku e Reçica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera