Lajme

Ramiz Kelmendi për herë të parë N’Konak rrëfen si deshën ta likuidonin dhe kush ishte prapa këtij skenari

Autori: Doresa Geci 20:24 | 18 October 2019

Biznesmeni dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi për herë të parë në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus ka rrëfyer se si konkurrentët e tij deshën të largonin atë nga skena ekonomike.

Sipas tij një kompani nga Shqipëria e cila i ishte shitur Mishkoviqit kishte bërë një skenar që të likuidonin atë.

“Një kompani nga Shqipëria ja ka shit firmën Mishkoviqit nga Begoradi një rrjeti tregtarë të atëhershëm shumë të fuqishëm. Ka qenë tentimi që ajo kompani me miqtë e vetë në Kosovë duke trillu gjana me detyru kryeministrin e asaj kohe të mos mbështes ELKOS-in fare, kështu pra të krijojë që njerëzit me rreziku dhe me qit ELKOS-in dhe ETC-në poshtë dhe të më detyrojnë mua ta shes për shkak të krizave të krijuara ekonomike . Dhe në anën tjetër kanë targitu te partia që kam qenë me ta se ky është duke zhvillu biseda me serbetë për me e shitë në mënyrë që me likuidu fizikisht dhe të më largojnë mu nga skena ekonomike dhe politike”, ka thënë Kelmendi për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Më detaisht për këtë rrëfim të tij dhe shumë të tjerë mund të mësoni sonte në ora 23:00 në emisionin N’Konak që transmetohet në RTV Dukagjini dhe platformën online të Gazetës infokus/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera