Ramadani tregon faktorët që po ndikojnë në rritjen e rasteve me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 07 August 2022
Koronavirusi vazhdon të jetë i pranishëm në vendin tonë.
Që nga 15 korriku rastet me COVID-19 kanë arritur shifra të mëdha, ku në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë pothuajse çdo ditë numri i rasteve pozitive mbërrin afër 2 mijë.
Ministria e Shëndetësisë valën e infektimeve po e ka quajtur më të lehtë se atë të vitit të kaluar, ndërsa infektologët kanë thënë se mosvetdijësimi i qytetarëve për vaksinim ka ndikuar në këtë gjendje.
Janë bërë pothuajse 3 javë që kur numri i rasteve me COVID-19, po mbërrin në afro 2 mijë raste në ditë.
Teksa në Kosovë janë bërë 2 vjet e 4 muaj që nga nisja e pandemisë, variante të ndryshme të COVID-it kanë përfshirë vendin.
Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë treguar se fuqia e koronavirusit këtë vit është më e vogël në krahasim me vitin e kaluar.
“COVID-19 deri tash ka pasur disa valë të ndryshme me ashpërsi te ndryshme. Në verën e vitit të kaluar ka qenë vala e variantit Delta, e cila ka qenë mjaft e ashpër si për nga transmetimi i shpejtë i virusit ashtu edhe për nga numri i lartë i rasteve, dhe rasteve te shumta me vdekje”, ka thënë, Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë, numri i rasteve ndonëse është i lartë, por tani për tani sëmundja tejkalohet më lehtë.
E masa të reja për COVID-19 nuk pritet të ketë, përpos rekomandimit të bartjes së maskës në mjedise të mbyllura dhe vaksinim të popullatës.
Infektologu, Hamdi Ramadani ka sqaruar për RTV Dukagjini, se cilët faktorë po ndikojnë për rritjen e rasteve me COVID-19.
“Ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë tubimet e mëdha masiv në restauronte ahengje, pa maska pa distancë, dhe nga tjetra anë shumë qytetarë ende nuk kanë marrë vaksinën apo dozën e tretë dhe të katërt, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate dhe ne si ekspert infeksionit me përvojë e kemi pas të pritur këtë situatë që mund të ndodhë”, tha Hamdi Ramadani, Infektolog.
Ramadani, ka shtuar se problematike vazhdon të mbes mos interesimi i popullsisë që të vaksinohet me dozën e tretë dhe të katërt.
“Në vendin tonë janë mbi 824 mijë me 2 doza të vaksinës kurse mbi 903 mijë qytetarë me një dozë të vaksinës, nuk janë të mbrojtur nga virusi COVID-19 nga variantet që mund të paraqiten në ditët ose javët e ardhshme dhe mundësia e infeksioneve është e mundur duke përfshirë edhe mbi 200 mijë qytetarë të shëruar, edhe ata nuk kanë mbrojtje solide”, ka bërë të ditur Hamdi Ramadani, Infektolog.
MSH-ja rekomandon qytetarët që të vaksinohen, pasi dhënia e mbi 1.8 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 ka ndihmuar në uljen e numrave të rasteve dhe në parandalimin e shumë vdekjeve.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...