Sport

Ramadani pas fitores së Prishtinës: Shpresoj që jemi me këmbë në tokë, të mos na rritet mendja

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 24 February 2021

Prishtina arriti fitore të rëndësishme ndaj Dritës, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja që u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me rezultat 2-0, në favor të vendasve.

Pas kësaj fitore ka folur trajneri i ‘kryeqytetasve’, Zekirija Ramadani, për Art Sport.

-Advertisement-

“Është meritë e futbollistëve, dhanë maksimumin. Sa i përket kësaj periudhe të rezultateve pozitive është krejt merita e lojtarëve. Shpresoj që jemi me këmbë në tokë, të mos na rritet mendja. Euforia do të jetë gjë e keqe për neve. Por besoj që lojtarët kanë eksperiencë të ballafaqohen me një situatë të tillë”, është shprehur tekniku shkupian.

Prishtina ndeshjen e radhës e luan si mysafir ndaj Trepçës ’89, me 27 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera