Lajme

Rama të mërkurën në Bruksel takon Stoltenberg, pritet të diskutohet për bazën e NATO në Porto Romano

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 10 July 2022

Të mërkurën, më 13 Korrik, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të aleancës, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Pas takimit kokë më kokë, Stoltenbeg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

-Advertisement-

Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Kryeministri Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano./Klan News

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera