Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 15 February 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i qeverisë shqiptare ka pasur një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Ky takim zhvillohet pak javë pasi Shqipëria ka nisur zyrtarisht mandatin e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB. Po ashtu Shqipëria së bashku me Shtetet e Bashkuara ka marrë përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit në Këshillin e Sigurimit në OKB për krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në Facebook.
Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Gjatë këtij mandati në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, njofton tvklan.
Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.
Ndërkohë të martën në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...