Rama: Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë vjen nga një shtet tjetër

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 21 July 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të enjten se Shqipëria ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet tjetër.
“Ky është një agresion i organizuar nga një shtet, nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve fortësisht të dyshuara. Kjo është pjesa me delikate e hetimit”, u shpreh kreu i Qeverisë shqiptare.
Shqipëria këtë javë ka përjetuar sulmin më të madh kibernetik në historinë e saj, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania, përmes së cilës qytetarët pajisen me shumicën e dokumenteve.
Rama bëri me dije se ky sulm, të cilin e quajti të sofistikuar, është zmbrapsur përfundimisht dhe pjesa më e madhe e shërbimeve për qytetarët në portalet qeveritare janë rikthyer.
“Nuk është një sulm i zhvilluar nga hakerët e zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë ndërmarrje të tilla ndaj shteteve shumë më të madh të fuqishme dhe duke bllokuar sisteme kritike në SHBA për të vendosur gjoba shumë të majme”, u shpreh ai.
Rama tha se në momentin që do të kenë prova të mjaftueshme, Qeveria do të ndërmarrë hapa konkretë diplomatikë.
“S’dua të spekuloj se kjo është shumë serioze. Në momentin që do të kemi prova të mjaftueshëm do të marrim aksionin konkret të natyrës diplomatike. Arsyeja që jemi përpjekur të informojmë publikun, është se kemi qenë në një luftë që bombardon sistemet tona”, u shpreh Rama.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilit u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare. Sipas kësaj agjencie, sulmi nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t’i bënin ato jofunksionale.
Ndonëse Shqipëria nuk bëhet shpesh cak i sulmeve të kësaj natyre, qytetarët e vendit janë përballur me rrjedhjen e të dhënave personale, përfshirë rrogat dhe targat e makinave të tyre, të cilat kanë qenë të regjistruara në portalin qeveritar, e-Albania./REL

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...