Lajme

Rama: Qytetarët do të kenë shumë opsione për të lëvizur në kryeqytet

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 22 December 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se komuna është i angazhuar në disa projekte që sipas tij do ta lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve.

Ram i përmendi projektet në fjalë të cilat parasheh t’i realizojë deri në fund të mandatit.

“Paralelisht me testimet në rrugë kemi nënshkruar kontrata për pesë shkolla në zonat periferike, pra tri shkolla me partneritet me publiko-privat, një në Kalabri drejtpërdrejt komuna dhe tjetrën që e kemi në bashkëpunim me Ministrinë e Edukimit. Shkollat janë pjesë e problemit të trafikut dhe këto shkolla do ta ndihmojnë shumë trafikun, rruga A do ta ndihmoj trafikun, unaza e qytetit po ashtu” tha Rama.

-Advertisement-

“Qytetarët të jenë më të sigurt në hapësira publike, do të lëvizin lirshëm në trafik urban, do të lëvizin lirshëm me biçikleta e trotinete dhe normal me makina, do të kenë më shumë opsione ku mund të parkohen dhe të ecin, pra opsionet do të jenë të shumta për kryeqytetin” tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera