Lajme

Rama: Qeveria e Kosovës synoi të marrë në dorë menaxhimin e Lojërave Mesdhetare

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 August 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë Qeveria e Kosovës synoi të marr në dorë menaxhimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare.

Rama ka thënë se këtë nuk e ka pranuar Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare

“Qeveria na ka thënë që po punon në një ligj të ri për Lojërat Mesdhetare. Unë kam prit që ai ligj i ri për Lojërat Mesdhetare të mundësoj zhvillimin e shpejtë të infrastrukturës për Lojërat Mesdhetare. Ka qenë synim që të merret menaxhimi nga Qeveria, këtë nuk e ka pranu Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare”,  deklaroi Rama në një konferencë për media.

-Advertisement-

Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi kandidaturën Prishtina 2030, me 55 vota pro, tetë kundër dhe tri vota të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Kosova ishte kandidatja e vetme që garoi për ta siguruar organizimin e Lojërave Mesdhetare

Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore, pasi sporti i lundrimit do të zhvillohet në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht se Kosova ishte kandidatja e vetme, procesi nuk ishte aspak i lehtë, marrë parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë, delegati i së cilës kërkonte të hidhej në votim shtyrja e zgjedhjes së vendit mikpritës deri pas Lojërave Olimpike Paris 2024, propozim që sipas drejtuesve të ICMG-së ishte në kundërshtim me statutin e ICMG-së, pasi një propozim i tillë për ndryshim të rendit të ditës do të duhej të vinte muaj më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera