Lajme

Rama: Propaganda e urrejtjes ndaj meje në Kosovë, për përfitime politike! S’kemi luksin të luajmë me dy porta

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 12 October 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ‘sulmon’ qeverinë e Shqipërisë për politikën e tij elektorale.

“Shqipëria s’e ka luksin të luajë me dy porta, ku është halli andej dhe këtej kufirit? Për qametin e Shqipërisë që prej 10 vjetësh çfarë nuk lëshojnë nga goja halli është si të mos lihet rasti për të më sulmuar mua dhe PS me lloj-lloj shpifjesh, deformime të fjalëve e fakteve. Ja pse në Prishtinë e në Tiranë nga profile publike, politike apo false përmes rrjeteve sociale e portale u nxit menjëherë pas Banjskës furia gjoja patriotike e radhë kundër meje si vëllai i Vuçiçit. Ridoli rrufeshëm aktakuza e tradhtisë sime. Ishte e dhimbshme të shikojë të dy anët e kufirit dalje aq ashiqare në pah të synimit të ulët të keqshfrytëzimit të policit të vrarë, për të rritur mbështetjen elektorale, duke lëshuar në rrugë gjuhët më të përdala që të rentabilizohej revolta e shqiptarëve të Kosovës dhe për të ushqyer ndjenjat armiqësore ndaj meje. Por më e keqja, pa menduar për efektet përçarëse në bashkësinë shqiptare të këtyre marifeteve politike të radhës”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera