Rama: Procesi për këmbimin e pronës komunale ka nisur dy vite para se të vij në pushtet – po i zbatoj vendimet e ministrive
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 25 January 2024
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama, ka thirrur konferencë për media lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale te Prishtina e Re me pronën e dy biznesmenëve në Badoc.
Rama ka thënë se procesi për këmbimin e kësaj prone ka nisur dy vjet para se ai të bëhet kryetar.
Sipas Ramës, për këtë process janë ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural ashtu siç kërkohet.
“E kam thirr këtë konferencë për shkak se ditëve të fundit kemi qenë cak i sulmeve të shumta që kanë për qëllim denigrimin e qeverisjes se kryeqytetit, por edhe timin personal. Duke ju referu një procesi të këmbimit, proces i cili ka fillu qysh para qeverisjes tonë, pra dy vite para qeverisjes tonë. Pra ky këmbim nuk ka filluar gjatë kohës tonë, por më shumë se dy vite më parë. Edhe kjo si pasojë e vendimeve të Ministrisë së Ambientit”, tha Rama.
Tutje, ai tha se ky process nuk ka përfunduar. Sa i përket raportimeve se do të këmbehet prona komunale me sipërfaqe rreth 20 hektarë me një me rreth 8 hektarë, Rama tha se kjo nuk qëndron meqë Ministria e Financave e përcakton se sa tokë do të këmbëhet.
“Ne si kryeqytet jemi duke zbatuar një process të rregullt i miratuar nga Asambleja Komunale, i vlerësuar nga MAPL dhe është ende proces i papërfunduar, pra është në zhvillim e sipër. Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural në bazë të vlerësimeve të bëra nga ministritë përkatëse, pasi që pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë për këmbim të pronës, e që e oligon kryeqytetin me vepru… Ministria e Financave ka me përcaktu sa tokë kemi me dhanë, pra Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bën vlerësimin e pronav e jo ne”, tha tutje Rama.
Rama tha se ai vetëm po i zbaton vendimet e ministrive të marra para dy vjetëve.
“Unë nuk e kam nis këtë process, por si kryeqytet jemi të obliguar me i zbatu vendimet e ministrive të marra dy vite para se me u bë unë kryetar. Unë nuk kam dëmtu interes publik, por kam trashëgu vendimet e institucionecve që I kanë vlerësu tokayt e Badocit si interes publik”, deklaroi i pari i Prishtinës.
Të tjera
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...