Lajme

Rama për reciprocitetin: Serbia po e bën mizën buall, Kosova s’do luftë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe rreth masave të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës.

Rama shtoi se reciprociteti për targa është normë elementare e të drejtës legjitime të shtetit të Kosovës, por edhe marrëveshje e arritur me kohë në mes dy qeverive.
“Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që t’i kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 shtator ka filluar aplikimin e masave të reciprocitetit nga automjetet me targa serbe të cilat duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës dhe ta paguajnë një taksë për këtë. Taksa është 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera