Rama për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Luftuan kundër spastrimit etnik

Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 03 April 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideron absurde mbajtjen në qeli të ish-krerëve të UÇK-së. Në një intervistë për RTSH-në, nga Italia ku u zhvillua takimi i radhës së liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”, Rama tha ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër spastrimit etnik, ndërsa sot janë prapa hekurave pa asnjë akuzë.
Rama heq një paralele me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, teksa shprehet se rasti i ish-krerëve të UÇK-së e bën të mendojë se një ditë edhe ai, që sot shihet si një hero, mund të shkojë prapa hekurave.
“Ka diçka shumë të madhe që nuk shkon me këtë proces. Mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë, akuzohen si kriminelë lufte. Njeri që vetë presidenti i SHBA dhe deri dje një nga figurat kryesore të senatit amerikan, Joe Biden e pagëzoi si George Washington i Kosovës, është sot parapa hekurave. I mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe mua më bën të mendoj mos vallë ky duhet të jetë fati i Presidentit Zelensky pas disa vitesh? Një ditë mund ta shohim këtë hero që të gjithë e admirojmë, prapa hekurave”, tha Rama.
Sipas Ramës ajo që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre po kalojnë është diçka e tmerrshme, teksa e konsideroi po aq të vështirë sa lufta që ata zhvilluan me armikun më parë, vetëm se në këtë rast beteja, sipas kryeministrit është me mikun
“Ajo që po kalojnë ata është diçka që mund ta përkufizoja me fjalën e tmerrshme, pro nga ana tjetër kanë sfiduar sensin e përgjithshëm edhe më parë, e kanë sfiduar në një mënyrë shumë ekstreme kur kanë menduar të veprojnë për të pavarësuar Kosovën atëherë kur askush nuk e qaste fare si ide. Diçka heroike që sot shumëkush e harron dhe nuk janë të gjithë ata që e mendojnë sot se pa Hashim Thaçin dhe ata që janë atje, sot askush nga ata që i japin gojës pa fre, nuk do kishin gojë fare sepse nuk do i linte njeri të hapnin gojën. Kjo betejë është e barabartë me betejën me armikun atëherë, edhe pse kjo është tjetër gjë se është betejë me mikun”, u shpreh Rama.
I pyetur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Rama u shpreh optimist, teksa tha se beson se të dy vendet janë në një fazë pozitive. Edhe njëherë ai theksoi mbështetjen për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku tha se ky i fundi po bën gjënë e duhur në lidhje me këtë proces.
“Takimi i fundit me Albinin më ka bërë të besoj se jemi në një fazë pozitive dhe unë e mbështes plotësisht kryeministrin e Kosovës në këtë përpjekje. Nuk i kuptoj ata që e konsiderojnë tradhtar. Si kryeministër i Kosovës ai po bën gjënë e duhur dhe unë jam tërësisht në mbështetje të tij dhe të këtij procesi dhe besoj se edhe kjo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ndikimin e vet pozitiv në atmosferën e procesit”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.
Mijëra qytetarë marshuan sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë, teksa nesër pritet gjyqi. Protesta mori mbështetjen të gjerë të politikës në Kosovë, shoqërisë civile e bashkësisë fetare, ndërsa po ashtu edhe nga politika në Shqipëri.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...