Rama për draftin e Asociacionit: Nuk ka asnjë fitimtar këtu!
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 14 November 2023
I pranishëm në forumin e medias për Evropën Juglindore, kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama tha se palët për një kohë të gjatë kanë shmangur të pashmangshmen, që sipas tij është të merren vesh. Për kryeministrin nuk ka rrugë tjetër, pasi vendi i tyre është në komunitetin euroatlantik.
“Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Evropës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”.
Rama tha se aktualisht situatën mes dy vendeve e sheh më pozitive. Sipas tij aktualisht ka progres në parim për të ecur përpara në çështjen e asociacionit.
“Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë me e dobishme për gjithkënd, sesa çfarëdolloj përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shndërruar politikën e jashtme në një mjet të politikës së brendshme”.
“Situata tanimë siç e shoh unë, është paksa ndryshe, sepse ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e asociacionit. Shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtar këtu. Kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edh më dramatike, nëse e pashmangshmja mohohet, mohohet e shtyhet. Kam besuar gjithmonë që kjo është e vetmja rrugëzgjidhje”, ka deklaruar tutje Rama./Tv Klan/
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...