Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 15 September 2024
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset private, restorantet dhe beach baret se nuk do të kenë më leje për të vendosur çadra në hapësirat e plazheve.
“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur”.
Hotelet që do të vendosin shezllone, do të duhet të respektojnë disa rregulla.
“Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon”.
Njësitë e pushtetit vendor do të kenë rol kryesor në menaxhimin e sektorit turistik, me caktimin e hapësirave publike për qytetarët.
“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë”.
Duke u kthyer në një nga sektorët më potencialë për ekonominë e vendit, kryeministri ju bën thirrje bizneseve për të vlerësuar punonjësit dhe për të rritur pagat e tyre.
“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke.
Këtë vit Shqipëria u vizitua nga 7.2 milionë turistë vetëm në tetë muaj, duke pësuar rritje me 60 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...
-
Ambasadori i Finlandës: Kosova mund të zbusë ndikimin e presioneve të jashtme dhe të fuqizoj themelet e veta demokratike
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, tha se Ballkani Perëndimor ...
-
Lendita Bekteshi mesazh qytetarëve: LDK-ja është si një familje, ky është momenti që e kemi pritur
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Jeta Rafuna: Kryeqyteti e refuzon mashtrimin, Prishtina është LDK
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Rafuna- Hasani, ka ndarë pa...
-
Haradinaj: Lista e Koalicionit për Kosovën Fituese është një kombinim i mrekullueshëm me emra të njohur të dijes e të politikës
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e Ko...
-
Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, kanë raportuar m...
-
25 vjet nga themelimi i Rinisë së PDK-së, Krasniqi: Një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbrëmë kanë festuar 25 vjetori...
-
Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në p...
-
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe të martën po vazhdon...
-
Arrestohet i dyshuari për largimin e fëmijëve nga nëna e tyre
Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka larguar nga shtëpia fëmijët e ...