Lajme

Rama: Nuk i shkarkoj ministrat teknikë, pres që ata të largohen vetë

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 14 July 2017

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me samitin e Triestes. Në fillim të fjalës së tij, Rama hodhi poshtë deklarata se Shqipëria nuk ka marrë asnjë fond.

Më pas i pyetur nga gazetarët, Edi Rama ka folur edhe për ministrat teknikë. Sipas tij, ai nuk do ti shkarkojë, por pret që ata të largohen vetë.

‘Unë nuk kam thënë asnjëherë që do ti shkarkoj, kam thënë që ata do të ikin.

-Advertisement-

Misioni i tyre tani ka mbaruar dhe mbaroi me sukses dhe unë pres që ata të largohen vetë’, tha Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për ministrat e PD-së që janë në qeveri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera