Lajme

Rama: Nëse PD nuk zhbllokon vettingun, marrëveshja prishet

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 24 May 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit, theksoi se “nëse Partia Demokratike nuk zhbllokon brenda muajit vettingun, marrëveshja është e prishur”.

“Brenda majit duhen zgjedhur në listën e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë duhet të fillojë menjëherë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi më pas se Partia Socialiste ka bërë në 3 vite e gjysmë aq sa nuk është bërë në 25 vite.

-Advertisement-

“Në 3 vite e gjysmë dhamë provën se ne bëjmë shtet. Doni të jeni të gjithë të barabartë? Votoni Partinë Socialiste! Nëse ju ka marrë malli për policë që hanë fara, votoni për PD-në. Është zgjedhje shumë e thjeshtë”, deklaroi Rama.

“Ne duam timonin e qeverisë, pa njerëz në prehër”, përsëriti kryeministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera