Rama në Forumin e Davosit: Shqipëria ende po përballet me sulm kibernetik
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/01/ramaa-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:58 | 18 January 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davosit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sulmi kibernetik nga Irani ishte shumë i rëndë, teksa nënvizoi se ende ka sulme kibernetike ndaj Shqipërisë.
Sipas tij, u arrit që të shmanget zhdukja e sistemeve dhe humbja e të dhënave, çka ishte deh synimi i sulmit kibernetik.
“Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani, në mënyrë masive, shumë të rëndë. Sigurisht, bëmë më shumë vëmendje, në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga ekipi i Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë përpara sesa të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Dhe jemi ende të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”, ka thënë Rama, sipas videos së postuar nga ai në Facebook.
“Në njëfarë mënyre, bekimi i teknologjisë na bëri të shihnim edhe anën tjetër, që është mallkimi i teknologjisë. Megjithatë, edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte edhe synimi i sulmit”, theksoi ai ndër të tjera.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/TEB_Visual_Visa-Infinite_WEB-1.jpg)
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...