Lajme

Rama në Athinë: Hapja e negociatave me BE-në do ta ndihmojë Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 28 April 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në forumin e Delfit, në panelin ku u fol për politikën e jashtme.

Rama u shpreh se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë dhe se ka një frymë të re në marrëdhënien me Bashkimin Evropian.

Por Rama nuk ngurron të thotë se BE-ja e shtyu pa argumente bindëse procesin e anëtarësimit për Shqipërinë.

-Advertisement-

“Liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix. Na lanë vetëm në një rrugë të gjatë, shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE. Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë.

Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësim”, u shpreh Rama.

Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave teksa për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksionev

“E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama.

“Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai.

Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera