Rama ndalon tenderët
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 06 July 2017
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një vendim i cili pezullon plotësisht prokurimet publike deri në një afat të pacaktuar me përjashtim të blerjeve. Lëvizja e beftë e iniciuar nga vetë Kryeministri Rama duket se ka për qëllim të shmangë prokurimet abuzive gjatë periudhës së tranzicionit deri në formimin e qeverisë së re.
Aktualisht kabineti qeveritar është i përbërë nga përfaqësues të tre forcave politike, Partisë Socialiste, asaj Demokratike, por edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Burime nga Qeveria i thanë Top Channel se urdhri synon të ndal abuzimet potenciale me tenderat nga ministrat jashtë Partisë Socialiste. Sipas tyre, këtu bëhet fjalë jo vetëm për ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, por edhe për ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët pas shtatorit pritet të dalin në opozitë.
Ekspertët e Ministrisë së Financave thonë se synimi i kësaj mase është të shmanget situata e krijuar në vitin 2013, ku sipas tyre, Qeveria në ikje e prokuroi pjesën dërrmuese të tenderëve të të gjithë vitit në periudhën e tranzicionit nga qershori deri në shtator, duke konsumuar thuajse të gjithë hapësirën e deficitit buxhetor.
Vendimi, përveçse ka pasoja financiare, është edhe një mesazh i fortë i Kryeministrit Rama, kundrejt opozitës së re. Gjatë fushatës elektorale, Rama kërkoi mandat për të qeverisur i vetëm. Sipas tij, kjo do i mundësonte qeverisë të ndalë atë që ai e quan pengmarrje të shtetit nga partitë e vogla, shkruan TCH.
Partia Socialiste arriti të sigurojë 74 mandate në zgjedhjet e qershorit dhe një ditë pasi KQZ zyrtarizoi rezultatin e zgjedhjeve sipas qarqeve, Rama ka dhënë sinjalin e parë se pushteti tashmë i përket vetëm një partie dhe nuk do të ndahet më, sipas modelit që ai e quan tepsi.
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...