Rama: Më parë merrja kurajo nga BE-ja, tani më vjen keq për ta
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 08 June 2022
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke folur për integrimin dhe zvarritjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka thënë se nuk do të përgatiten më për një ngjarje të tillë që ai e quajti ‘dasmë’.
Rama ka thënë se e kanë të qartë rrugën në të cilën shkojnë dhe sipas tij do të ndërtojnë Evropën brenda Ballkanit dhe kur Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm t’i pranojë ata do jenë gati.
Në samitin e “Ballkanit të Hapur”, Rama ka thënë se evropianë nuk i bënë Bashkimi Evropian.
“Dy fjalë për Bashkimin Evropian dhe për këtë ‘dasmën’ e radhës, them ‘dasmë’ sepse sa herë afrohet ky Këshilli Evropian është njësoj sikur përgatitemi për dasmë. E kam thënë edhe më përpara, Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë, nëse do të ndodhi dasma do të shkojmë me rrobat e rastit, nuk do të vishemi e zbukurohemi, nuk do të porosisim orkestrën më të mirë, nuk do të shpenzojmë për të bërë banketin më të madh në pritje që të vijnë krushqit dhe në fund fare ngelem i vetëm me nusen në derë sepse nuk vjen dhëndër që ta marrë”, ka thënë Rama.
Rama i ka thënë Maqedonisë së Veriut që është koha t’i japin fund stresit për hapjen e negociatave.
“Por ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, ne do ta ndërtojmë Evropën këtu, çka do të thotë duhet të ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit të shtetit, të ekonomisë, gjithçka tjetër dhe pastaj kur ata do të duan ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Prandaj u them miqve të Maqedonisë së Veriut, mos e merrni me kaq stres këtë punën e dasmës, se na futet edhen e stresin sa herë vijmë këtu ju shohim të mërzitur që prapë nuk do të ju marrë njëri, nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë, ka dalë Bullgaria.. Është koha t’i japim fund këtij stresi, na u hapën apo nuk na u hapën, na erdhe – nuk na erdhën, na duan – nuk na dua, rëndësi ka që ne bëjmë këtu gjërat dhe pastaj edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që e ka gjetur tani që lozë atje, do ta hedh këtë kukull do të gjejë një kukull tjetër dhe aty pastaj do të hapen edhe këto negociatat se këtu kulmi është që bëhet fjalë për të hapur bisedën, nuk bëhet fjalë për të mbyllur bisedën. Biseda do të mbyllet kur kryeministri aktual i Bullgarisë të jetë gjysh duke i shkruar kujtimet”, ka thënë ai.
Rama ka thënë se Ballkani është në mes të Evropës dhe që ata nuk i bën evropianë Bashkimi Evropian.
“Dikur kur shkoja në Bruksel, shkoja që të merrja kurajo nga ata, tani kur shkoj në Bruksel, më duket sikur do t’u jap kurajo atyre, sinqerisht. Dikur me dukeshin ata në kulmin e formës, sot sikur më vjen keq kur i shoh atje. Kështu që shkojmë atje, u japim pak energji dhe atyre se Ballkani nuk vdes, po ky i ‘hapuri’, aq më pak vdes. Kështu që sido që të rrotullohet bota, Ballkani këtu do jetë. Kam dhe një lajm për ju, Serbia nuk do të ikë në ndonjë planet tjetër, Maqedonia e Veriut jo e jo, as Bosnja nuk do iki, do rrijë këtu në Ballkan, do të vazhdojë të ziejë nga brenda, por aty është. Ne shqiptarët s’kemi ku shkojmë se këtu jemi, kështu që Bashkimi Europian me të parë e me të bërë, por ne jemi këtu mes Evropës dhe ne ‘B-e’ na bëjnë ata, po ne “E”-në europian e kemi vetë”, tha ai.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende janë në pritje të vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave./kp
Të tjera
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...