Lajme

Rama-Kurtit: Veç për betejë zgjedhore po e zhbën gjakun e luftës për pavarësi

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 16 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar në largësi me homologun nga Kosova, Albin Kurti, këtë të enjte. Nga foltorja e parlamentit, Rama përsëriti se “Ballkani i hapur” është veçse shtojcë e Procesit të Berlinit, ndërsa Kurti, sipas Ramës, është izoluar prapa barrikadës së një lufte imagjinare në dëm të Kosovës.

Për kreun e ekzekutivit shqiptar, për shkak vetëm të betejave zgjedhore, Kosova rrezikon që t’i humbasë të gjitha kreditet ndërkombëtare që janë fituar me gjak, me dhimbje, me punë diplomatike.

“A duhet të kërkojë falje Serbia për spastrimin etnik dhe krimet e luftës? Po. Nuk e luan topi! Me rrugën e lehtë të luftës imagjinare, me facebook, në kolltuk, me foltore, me ekrane, duke bërë politikë të jashtme me politikën e brendshme ka vetëm rrënim dhe izolim. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen asgjëkundi ashtu sikundër vendimet sovrane të Kosovës duhen respektuar, nuk ka asnjë problem”, ka deklaruar Rama, raporton OraNews.

-Advertisement-

Por të dy homologët kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, edhe pse replikat kanë qenë të forta.

Si Rama, po ashtu edhe Kurti kanë folur për takim të përbashkët dhe bisedime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera