Rama kujton nga Hiroshima 1 vjetorin e luftës në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 24 February 2023
Gjatë vizitës që Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, kreu i shtetit shqiptar u ndal në Hiroshima ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes.
Pas vizitës së tij në Muze, në këtë ditë që shënon plot një vit nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kryeministri Rama u shpreh.
“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi këtu sot, 1 vit rezistencë heroike e popullit të Ukrainës nën lidershipin guximtar dhe vullnet hekurt të presidentit Zelenskyy, me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë për të gjithë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën.
Ndërkohë që kur them ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj se unë kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima, pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në Memorialin e të humburve e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike dhe shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla, është vërtetë një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vendosmërinë e secilit që ka respekt për dinjitetin njerëzor, për lirinë, për vlerat e demokracisë, në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje për ta kthyer të shkuarën të dështojë me turp”.
Të tjera
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
“Superligë e korrupsionit” – Arton Demhasaj i AAK-së me kritika të ashpra për qeverinë Kurti
“Superligë e korrupsionit”. Këtë cilësim ia ka bërë Arton Demhasaj punës katë...
-
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA’së takon Osmanin në prag të vizitës së zyrtarit amerikan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngar...
-
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan: Kosova Fiton kur gratë fuqizohen
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Maqedoni e Veriut: Me ligjin e ri, tekstet shkollore falas në 5 gjuhë
Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë...
-
Parashikimi i motit, nga fundjava dimër i vërtetë
Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku...
-
Shtetet e Bashkuara i japin 500 milionë dollarë ndihmë Ukrainës
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botër...
-
Ndahen mbi 1.7 milionë euro për uniformat e bendit muzikor të FSK-së
Ndahen Mbi 1.7 Milionë Euro për Uniformat e Bendit Muzikor të FSK-së Bendi m...
-
Bolton: Administrata Trump duhet të gjejë një marrëveshje të përhershme dhe të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, që kishte punuar në Shtëpi...