Lajme

Rama: Kryeministri spanjoll nuk do të vijë në samitin që do të mbahet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 04 December 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez nuk do të jetë të martën në samitin BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të mbahet në Tiranë.

Rama ka treguar arsyen se pse Sanchez nuk do të jetë pjesë e këtij samiti.

“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, tha Rama në bashkëbisedimin e tij me qytetarët dhe gazetarët./tch

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera