Lajme

Rama kërkon një mandat të dytë duke përdorur LSI-në

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 03 June 2017

Rama dhe të tijët nuk e fshehin më faktin se nuk e duan LSI-në në qeveri, biles edhe hedhin akuza ndaj saj. Kanë qenë të shumtë deputët e PS-së që e kanë cilësuar si pengesë partinë e Metës, ndërsa kryeministri është shprehur se nuk mund të ketë makinë me dy timonë dhe për këtë ai ka kërkuar që qytetarët ta votojnë për t’i siguruar 71 mandate.

Atë që deri dje Rama e quante si aleatin strategjik, sot do t’ia hajë kokën duke e lënë në opozitë. Gjithashtu, Rama kërkon një mandat të dytë duke i justifuar dështimet e qeverisë së tij me faktin se nuk ka qeverisur i vetëm dhe se LSI ka qenë një pengesë për shumë gjëra.

Këtë ai nuk e fsheh as në takimet e shumta elektrorale apo edhe në facebook ku replikon me komentuesit e ndryshim. Një replikë të tillë ka bërë edhe ditën e sotme ku komentit të një qytetari i përgjigjet: “Më jepni mandat të plotë dhe pastaj më gjykoni për të gjitha”.

-Advertisement-

Kështu Rama me këtë lëvizje jo vetëm heq qafe LSI-në, por edhe ka një alibi për mosarritjet e qeverisë së tij duke thënë së ishte partia e Metës që na pengoi, alibi e cila mund t’i siguruar qeverisje për 4-vjeçarin e ardhshëm dhe mjaftueshëm kohë për të stisur një tjetër Alibi./ Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera