Lajme

Rama inspekton projektet e Beratit, i tregon kryebashkiakut merakun e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 April 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar punimet në një sërë projektesh të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane në Berat.

Kreu i qeverisë shqiptare renditi disa projekte të rikualifikimit urban përgjatë rrugës tradicionale “Mihal Komneno”, “Mangalemit”, sheshit të “Selamllëkut” bashkë edhe me zonën ku ndodhet kompleksi fetar me Xhaminë Mbret dhe Teqenë e Helvetive.

Teksa po inspektonte disa prej punëve në qytet, Rama i ka shprehur kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, një prej merakeve të tij.

-Advertisement-

“Shiko se këtë merak kam unë. Meraku im që kjo pjesa e brendshme të sistemohet bukur. Të rregullohen mirë këto. Kjo këtu të rehabilitohet. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Të pastrohet. Ça është ajo? Objekt privat! Ti bëhet një rehabilitim”, u shpreh Rama./tvklan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera