Lajme

Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 04 June 2022

“I dhamë vendit një President normal, një figurë të pakontestueshme nga ana e integritetit, humanizmit e përkushtimit për vendin.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pasi në raundin e katërt Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn me 78 vota “pro” si pasues të Ilir Metës.

“Kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur që në krye të herës. Të gjitha reagimet flasin për këtë. Përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej saj. I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizimit dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit,” tha Rama.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

-Advertisement-

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë. Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë. 4 deputetë kanë qenë kundër. 1 votë ka shkuar abstenim. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe tre deputetë të PSD.

Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President.

Bajram Begaj, deri paraditen e sotme mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por me një dekret të lëshuar nga Presidenti në ikje Ilir Meta, ai u lirua nga detyra duke i hapur rrugë kështu emërimit në përputhje me Kushtetutën. Pas tre raundeve të dështuara, në raundin e katërt Begaj u propozua nga partia në pushtet. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera