Rama godet Kurtin nga Beogradi: Unë s’kam degë të PS-së në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 04 November 2021
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka “thumbuar” homologun e tij Kosovar, Albin Kurti, në lidhje me aktivitetet e këtij të fundit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve parlamentare atje.
Rama sot ka thënë se Partia Socialiste nuk ka degë në Kosovë, rrjedhimisht pra nuk është subjekt elektoral në Kosovë.
“Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie komplet speciale që nuk varet as nga “open” e as “close”Ballkan. Do të bëjmë çmos që do ta kemi sa më cilësore këtë marrëdhënie, por tjetër është marrëdhënia bilaterales mes dy ekonomive të vogla, dhe tjetër një ndërveprim multirateral në një hapësirë shumë më të madhe. Është komplet gjë tjetër. Unë nuk bëj asnjë përpjekje për të imponuar. Është vendimi sovran i atyre që kanë marrë votën e kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjjegjësia e as e drejta ime për të ndërhyrë. Aq më tepër që ju e dini që unë nuk kam një degë të PS-së në Kosovë. Nuk jam subjekt elektoral në Kosovë”, ka thënë Rama.
Sai i përket “Open Ballkan”, Rama ka paralajmëruar se me refuzimin e saj, Kosova mund të mbes e vetme dhe se po e humb në ndonëse e ka fituar luftën.
“Nëse duam vërtetë që të bëjmë Serbinë të kërkojmë falje duhet të kemi një strategji dhe duhet të kuptojmë se si shkohet deri tek njohja dhe më pas falja. E jo ti biem këmbës o kështu si them unë o s’ka se në këtë botë mbetesh vetëm. Dhe në paqe o kështu o s’ka nuk funksionon. Në luftë po. O kështu si them unë s’ka merr pushkën o ti ose ai. Por Kosova e fitoi luftën dhe Serbia e ka humbur luftën. Tani Kosova po humbet paqen, ky është fakt i dhimbshëm por i vërtetë. Pastaj kush është zgjidhja?! Edi Rama është tradhëtar! Ok! Nëse kjo e lehtëson ekonominë dhe zgjidh çështjen e Kosovës jam gati të pranoj dhe ta mbaj këtë damkë me nder të madh nëse çështja zgjidhet duke thënë që Edi Rama është tradhëtar”, ka thënë Rama.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...