Rama: Gabimet e Prishtinës po i bëjnë jo të lehta përpjekjet tona
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 12 October 2023
Kryeministri Edi Rama ka thënë që moslinjëzimi me Bashkimin Evropian në rastin e Banjskës në Kosovë nuk ishte i lehtë marrë parasysh që Shipëria po shkon drejt anëtarësimit në BE, mirëpo tha se është akt politik dhe manifestim pakënaqësie.
“Ngjarja kriminale ishte pasuar nga një akt i papranueshëm zyrtar: Shpallje zije në Beograd. Prandaj, ne ua bëmë të qartë miqve në Bruksel se për t’u linjëzuar me atë deklaratë që ishte krejt normale, nëse agresioni kriminal i Banjskës nuk do të kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së ku të dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit kriminal, qoftë organizatorët e zisë kombëtare në Beograd dhe të kërkohej fillimi i menjëhershëm i një hetimi ndërkombëtar”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë, përcjell Klan Kosova.
“Na shpjeguan se procedurat e BE-së nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë. Sipas nesh, e domosdoshme paralelisht në të njëjtën kohë me të parën. Kështu që si përfundim ne nisëm mesazhin zyrtar të moslinjëzimit me deklaratën e parë. Për herë të parë në marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian. Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë se një moslinjëzim me një politikë të jashtme të BE-së nuk është një fjalë goje për një vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE dhe që përgatitet në javët e ardhshme të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet pikërisht me politikën e jashtme”.
“Nuk është as një akt heroizmi, natyrisht. Por ai mbetet një akt politik kundërshtie në dokumentet e marrëdhënieve tona me Brukselin. Mos ta harrojë askush, kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i së cilës sot është më i dëgjuar dhe më i respektuar kur flitet për rajonin, sidomos për marrëdhëniet Kosovë-Serbi në Bruksel, për Uashingtonin, atëherë kjo që bëmë ishte më shumë se sa një deklarim i papritur i Shqipërisë. Ishte një manifestim pakënaqësie dhe mosdakordësie konstruktive për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e rëndë të asaj ngjarjeje në rrugën e përpjekjeve të përbashkëta për normalizim përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”.
Rama tha se gabimet e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi e vështirësojnë përpjekjen e Shqipërisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Duhet të jetë shumë e qartë gjithashtu që ne nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral, siç janë prej kohësh tanimë dhe fatkeqësisht e them me keqardhje, një sërë çështjesh në Prishtinë, përfshirë edhe ndaj qeverisë sonë përmes zërash të dytë dhe të tretë. Por mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo thjesht lidhur me ngjarjen dhe me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes, jo thjesht me fjalë por edhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë udhët të vijë nesër”.
“Pozicioni i dobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe të ShBA-së gjithashtu, si dhe vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë në ata sy, falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, të cilën e kemi vazhduar në çdo instancë dhe në çdo rrethanë të mundshme”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...